Fryma festive e poezisë nga poeti ;-Fatmir MUSAI

KRYEFJALA POEZI!
(Poezia – forma esenciale e artit!)
———————————————
Më pëlqen të sprintoj në pistën e poezisë
E në 100 metra fuqitë e mia t’i shteroj,
Si çita afrikane me rekordin e shpejtësisë,
Që gjahun poetik ta kap e ta mbërthej me thonj!
Mund të isha dhe një qen afrikan në kope,
Që në pistën e prozës të garoja si Maratonomak…
Nuk e di nëse gjahu i kapur do quhej Trofe,
Po Talenti me Durimin kurrë s’kanë qenë ortakë!
Se dhe sprintierët, dhe maratonomakët,
Supernovë dhe Evolucion ishin në Gjithësi,
Ashtu si poezia është ashti në prozën e vakët,
Që nga Asgjëja të shpikë Shpirtin-mrekulli!
/QendraPress/