Fryma poetike ditës së parë të motit të ri me poeten:Teuta BIÇAKU

Mëngjes

———————————-

Dritat e qytetit ngjajnë si fenerë që u ka mbaruar gazi.

Ngjajnë si xixëllonja që po venitin ndriçimin.

Drapri i zbehtë nuk do e nuk do të dorëzohet,

ndaj lufton me atë pakëz dritë me agimin.

Një kanarinë ngre sqepin nga topthi i verdhë i puplave ku ish strukur.

Një mjaullimë kërcen drejt aromës së lirisë pas gjumit të gjatë.

Një kuitje e dobët vjen nga diku larg si zilkë e dobët telefoni.

Aroma e kafesë më zgjon shqisat: “Mirupafshim natë! “

Hedh hapin ndrojtur në rrugët e përgjumura.

Nuk dua të prish këtë gjysmëqetësi që të deh.

Era e freskët më rreh fytyrën në zgjim.

Frenimi i urbanit para këmbëve më fton:

“Ngjitu për udhëtimin drejt ditës së re. “

Teuta Biçaku dhjetor 2022

/www.Qendrapress.com/