Fryma poetike e së dielës me 9 poetë:- Arjana Fetahu GABA
Më mirë që jo
————————-
Rrëmova në mbeturinat e kohës time,
Për të freskuar memorien,
Me ç’të gjeja,
Fatkeqësisht,
Ndodhej diku fshehur,
Ekzistencea e tij,
Sa gjera u përplasën ,
Pas fytyrës time,
Për aq pak, sa ishim bashkë,
Një zhgënjim,
Si një ylber i dobët pas një shiu rrenacak,
Aq pak,
Dhe pastaj,
Stuhira të çuditëshme,
Ku qielli vjell një vrer të hidhur,
Ku shpirti, sytë dhe goja lidhur,
Për të qëndruar më lart,
Për të mos kaluar atë cak,
Atë nivel,
Që t’i s’mund ti përshtatesh,
Për të mos rënë më poshtë,
Si ai…
Kurrë s’u përmbys ajo largësi,
Sa jam lutur që jo,
Tani,
Më vjen mua të vjell,
Sepse,
Në kokën time,
Jeton ende,
Misteri i asaj marrëzie.
/www.QendraPress.com/