Fryma poetike e së dielës me 9 poetë:- Sabit RRUSTEMI

Si gjeth i vetmuar stine

———————-

Urimi i vonuar…
si gjeth i vetmuar stine
kalbet skutave

Nuk ka fat të shkelet
as nga këpuca ime apo jotja
apo të bartet hapësirave të lira
sipas tekeve të erërave

I mungon mjaftueshëm dhe drita

Vonë e lëshon bora
ajo ngricë kujtimesh

Po e ruaj për njëherë tjetër e dashur

E ti
mirë qofsh kudoqofsh
me një dashuri të shtuar për mua

E sheh që i tëri jam pushtuar nga mos harresa.

/www.QendraPress.com/