Fryma poetike e së dielës me 9 poetë:- Valbona HADRI

Kënga e ngadhënjimit

————————————–

Nga larg e pa një rreze drite.
Nuk e di përse e vuri në shuplakë dore?
Për një moment i’u duk nur i një artisti
Një dritë gravruar prej ari të delltë
Qëndisur nëpër këndet rreth të cilave artisti i këndonte një gruaje që ngjante në një hyjneshë.

Kjo frymëmarrje drite sikur e lehtësonte shpirtin e kësaj dite pranverore.

E dinte që ai do të vazhdonte me këngën kushtuar vetëm asaj.

Emri i saj ishte stuhia e luleve të lumit, që godet këndshëm mbi dhimbjen e artistit.
Për t’a kuptuar rëndësinë e aromës veçane.

Nganjëherë kur s’bëzante zëri i tij .Nostalgjia për vargun i bëhej rruaza në fytin e saj.
Thellësisht e ndiente se kënga e ngadhënjimit do të dëgjohet sërish.
Do ta dua bre, sepse vërtetë më deshi mua tha ajo.

/www.QendraPress.com/ ——————————————-