Fryma poetike e së dielës me poeten;-Adifete SHITI

Një jetë shekullore

—————————–

T’i ngjasoj kohës,

jo vetëm për bukuri,

por për vepra

duhet të jem luaneshë.

Në çaste përbuzjeje

të ngre shpatat,

të tregohem Shotë Galicë,

të mos përkulem.

Të eci mbi qymyr,

edhe kur kam të drejtë,

pa u djegur më shumë

se nga ligësia e njerëzve.

Për të mbajtur fronin,

duhet të zgjas dorën armikut

në shtrëngimin e saj

të dëshmoj se shqiptarët

janë më të lashtë se gurët.

Sepse gjaku ynë nuk vdes,

ai bëhet flamur,

dhe flamuri bëhet betim.

/QendraPress/