Fryma poetike e se dielës me poeten;-Afërdita HADAJ
PASTËRTIN E SHPIRTIT
———————————-
Bukurinë…… e fytyrës
kur tek një fëmijë pikasë,
Është, pastërti e shpirtit
I pafajshmi… i dynjasë.
Është fytyra engjëllore
Rrezet e dellit,që ngrojnë,
Sepse sytë….si qelli blu
Porsi…deti pasqyrojnë.
Sa do të doja…që kjo botë
Plakjen mos të njifte kurrë,
Të qëndronte,shpirt fëmije
Sa jeta… të kishte fund.
Po çe do, sot ka hyrë djalli
Në gjithë barkun e dynjasë,
Njeriu, urren……. njerinë
Pa mëshirë do ta godasë.
Pastërtinë, e shpirtit sotë
Jo ç’dokush njeri e mbanë,
Ajo lind , nga geni i bukur
Dhe emrin, fisnikëri e mbanë.
/www.qendrapress,com/