Fryma poetike e së dielës me poeten;- Ajne IBËRHYSAJ
DASHURIA URAGAN LOTI
———————————-
Përplasem, kryqëzohem…
Fjala bëhet dimër
Përemrat zënë vend.
Koreografi dhimbjesh
E lehtë për t’u shqiptuar
E rëndë për t’u thënë
E vështirë për t’pranuar
Me fal shpirt…!
Por, dashuria nuk shuhet
Nuk digjet shpirti kurrë!
Nuk digjet trupi por turpi
E zemra flirton
Në vend të përqafimit
Ftohtësinë e mohimit dhuron.
Me veten lufton
Ndëshkon emocioni…
Dashuria uragan loti.
Kujtimet përflakin
Shpirtin godasin
Shtegtojnë me fjalët
E harrojmë të ardhmen…
/www.qendrapress.com/