Fryma poetike e së dielës me poeten;-Ajne IBERHYSAJ
Sikur ta dije çfarë ndjen kjo zemër!
——————————-
Si mund ta zë atë dritë hëne
Si ta shndrit fytyrën tënde?
Atë sy si ylli i mëngjesit
Që ma përvëlon zanin e shpirtit.
Si mund t’i zë rrezet të gjitha?
Të çmallem me një përqafim …
Kur i gjithë malli që ka bota,
Digjet në flakët e zjarrit tim!?
Sikur ta dije çfarë ndjen kjo zemër,
Do të t’kaplonte një drithërim’
Dhe sytë e larë me rreze dielli
Do tretnin retë e shpirtit tim.
Dhe fryma ime e kapërthyer
Të pret e ndalur nën këto re.
Të ngrohësh tokën e shpirtit tim
Zjarrin e saj ta mbash të gjallë.
/www.qendrapress.com/