Fryma poetike e së dielës me poeten;-Albina CEKA
NJË SEKOND NDRYSHON GJITHÇKA
——————————————–
Nëse ndalesh nga ç’dëgjon
e se ç’flitet lartë e poshtë ?
E humbë veten, ecë çalon
sikur ti, je therë në gozhdë.
Në këtë jetë, në këtë jetë,
s’kemi në komandë asgjë.
N’stacionet e quajtura jetë,
minuti ndryshon gjithçka.
Dëgjo trurin edhe zemrën,
mos u stepë pa fillu ala.!
Ta dish mirë në këtë jetë,
sekondë ndryshon gjithçka. /www.qendrapress.com