Fryma poetike e së dielës me poeten;-Albina CEKA
NUK DUA TË
JEM SI TI
————————–
Nuk dua kurrë të jem si ti,
as si njeri, as për bukuri.
Sa vlej unë para Zotit e di.
Se di para Tijë, sa vlen ti?
Nuk lakmoj, as s’kam zili,
Zilia kthehet e zeza magji.
Ju gëzohem mendve t’mija,
Nga Zoti ju vjen shkëndija.
Gëzohem me aq sa kam,
S’turrem gjithçka t’marrë.
Ju gëzohem duarve t’mija,
se me ato mbahet shtëpia.
Falë, por jo sikur e marrë,
ka gabime që asnjë s’ti falë.
Nuk tridhoj kotë për asnjeri,
Ndaj nuk dua kurrë t’jem si ti.
Nuk dua t’jem tjetërkushë,
Për fat s’ndjehem askushë.
Luftova t’bahem i miri njeri,
Ndaj nuk dua kurrë t’jem si ti.
16/06/2023
Rovereto Itali
/www.qendrapress.com/