Fryma poetike e së dielës me poeten;-Anila TOTO

Një çast
———————
Kush është përvëluar nga dhimbja
ka frikë t’i afrohet gëzimit.
Asaj pikle uji aty në shkretëtirë,
që rri si far pas zhgënjimit.
Pastaj e gjithë, por e gjithë bota
nis të turbullohet.
Për disa çaste me pak gëzim
sa njerëz pa faj lëndohen.
Pas dhimbjes, bie një heshtje
si gjendje e plotë dorëzimi.
Por ai çast i lumtur kyç në vetvete
miliona gjendje lëndimi.
/QendraPress/