Fryma poetike e së dielës me poeten;-Anila TOTO

KUR VJEN LUMTURIA

————————————

Lumturia vjen pak më vonë,

atëherë kur jemi lodhur duke e pritur.

E nisim të mendojmë diçka krejt tjetër.

një këngë, një lot, një ëndërr të fikur.

Lumturia vjen shumë, shumë më vonë

e ndoshta ti nuk e pranon dot më.

Janë shuar drithërimat në kraharor

e tashmë ëndërron tjetër gjë.

Oh…Kur vjen lumturia,

dëgjoni veç tingujt e këngëve të mia.

Pastaj më lini prapë ndër heshtje të bie

në heshtje dhimbjesh, heshtje lirie…

Anila Toto

/QendraPress/