Fryma poetike e së dielës me poeten:- Arjana Fetahu GABA

Koha nuk pret për asnjë!
—————————-
as të mirin,
as të ligun,
as edhe shëmtitë që bëhen në emër të të mundurit,
fatkeqësisht,
dhe duke harruar që kthehemi në pluhur,
rritim përbindëshin brënda vetes,
e humbasim kontrollin,
humbasim zotin,
si kopeja pa barinë,
lëndinave të taksuara nga borgjezët modern,
ata të cilët janë vetë uqër.
Eshtë privilegj të plakesh,
dhe pse s’të duhet pasqyra,
se ti do ta urresh për të vërtetat e saj,
kur ti zbraz syve pa turp e pa keqardhje.
Ty një buzëqeshje do t’fshihet thinjave,
duke besuar,
që do takohesh në botën tjetër me të dashurit e tu,
e do të përshëndetesh pa kurrfarë ndjenje xhelozie,
apo dëshpërimi mendor,
dhe me mendjen,
që yjet rriten e plaken në vetvete,
s’do të kesh shumë gajle,
megjithëse në të kundërtën e tyre
ne humbasim dritë,
zvogëlohemi e kërrusemi,
si lajthiza te rrëzuara .
Sa keq që s’kemi kohë të bëhemi të mirë,
sepse ajo ikën,
dhe pse ne akoma,
shfaqësohemi nga ç’bëri Eva dhe Adami kur u erdhi ndërgjegjja.
Ne hamë përditë një mollë të krimbur,
dhe vdesim nga pak.
Koha nuk pret për asnjë
dhe asnjë s’morri vesh…
Arjana Fetahu Gaba,
Garfield, New Jersey