Fryma poetike e së dielës me poeten;-Arjana Fetahu GABA

“Ata” e dinë që jam i pazot
————————————–
M’u shkul zemra nga rrënjët,
E zbrazur e shkreta fole,
Unë trupin mora me vete,
Ndërsa “Ajo” më mbet në Atdhe.
Me pasaportë dhe një biletë tanzit,
Një valixhe me suvenirë e tërheq,
Atje kam futur dhe gjithë dashuritë,
Për mos t’u ndjerë kaq keq.
Këta kufij me relievë të ftohtë,
S’kuptuan kurrë mallin tim,
“Ata” e dinë që jam i pazot,
Kanë harruarr çdo të thotë mërgim.
/QendraPress/