Fryma poetike e së dielës me poeten:-Armendia QYQJA

Sytë mbyllur t’i mbajë sot Zoti
——————————————
Në non-ekzistencë u zvogëlova sot,
Nga një fjalë e vetme,
Mbyllje dere në fytyrë…
Koridori përpiu përbindshëm
Kërcitjen e eshtrave të mi
Tek thyheshin të gjitha,
Njëherësh, në zhbërje…
Nuk qava e nga frika për ty
As Zotin s’e thirra në ndihmë…
Për herë të parë u luta
Sytë mbyllur t’i mbajë Ai!
-ARMENIDA-
/QendraPress/