Fryma poetike e së dielës me poeten:-Armenida QYQJA

Nuk është larg pranvera
———————————–
Pranvera s’mund të jetë dhe aq larg,
Ja, pyet rrezet e diellit mbi ballin tim,
Me ëndrrat flirtojnë hareshëm
Pas dimrit shpirtit t’i japin pak gëzim…
Ca zëra të brisktë se ç’thonë me shpoti
Se shkurti s’është dhe aq i shkurtër,
Punë plakash idhnake e gunash
Që në gji s’dinë ta mbajnë dashurinë…
Jo, pranvera s’mund të jetë dhe aq larg,
Ja pyet rrezet e diellit mbi ballin tim,
Melodinë e fshehur në buzët, frymën
Që larg retë ia mbajnë zemrës…
/QendraPress/