Fryma poetike e së dielës me poeten;-Armenida QYQJA

Ditë dimri në Boston

———————————-

Me borë nëpër flokë dhe zjarr në sy

Hapa derën e shtëpisë tënde dhe Zotit,

Era e akullt nxitonte ty hynte me mua

Dhe mes duarve që shtrëngonin dorën time…

Lutje e bekime mora ga ata pak njerëz

Që me Atdheun e largët dhe Zotin

Shpirtërisht të lidhur kanë mbetur…

Grigjë e përçarë si përherë o At,

Nga armiku më i keq: uni i vetvetes…

“Asgjë s’mund të bëhet!”-thanë kambanat

Që binin vetëm për veshët e mi,

Dhe pse unë s’doja t’i dëgjoja,

Atë ditë dimri në Boston…

/QendraPress/