Fryma poetike e së dielës me poeten;-Arta ZAJMI

ÇU BË ME KËTË BOTË ?—

———————————

Secilës dite ngapak i humbi shija

Vargut tim edhe fjalët shpesh i ndalen,

Shpesh i kthehem se kaluarës me mall,

Nga kthetrat e kohës kërkoj hua,

Per zbutjen e zemrave plot smire e vrer.

Pyes veten ne agun e ditës,

Kah po shkon kjo bote?

Përgjigje te plote ska.

Barra njerëzore sot me shume rendohet,

Ne dritëhijen e saj me pak shprese për te ardhmen,

Se çdo gjë ndryshoi shpejt,jo për te mire,

Për atë se secilit te flasë cfare i përgjigjet,

Te veproje ashtu si do,pa pike sensi,

Te luaje me ndjenjat e përsëritura ne kohe,

Te nënçmoje çdo gjë te bukur te korrur nder vite,

Se për vlerësimin s kam fjale,

E mohoi te miren,te bukuren,vlerën,

Te thuash se qenie njerëzore je,është fjale e madhe

Por ta dëshmosh me vete,i thërret turpit tënd,

Duke e ditur se mirësia vlen,poshtëron veten,

Se te duash dike ,fjale e madhe.

Respektin ku e le o njeri?

E përmendin ketë fjale,por zemrat s ndjejnë me,

S mbeti dromce sjelljeje e njeriut për njerine,

C bote e trazuar ,a thua nga vjen?

Nga babëzia qe nder supe e mbart përditë TI, o njeri.

Ndrysho pak për te mire,se bota është po e njëjta,

Kujto ku ishe dje ,e ku je sot,

Ndoshta te mirat shpejt i neperkembe,

Mos harro se pendimi do te te ndjek,

Nga çdo gjë e mire qe dikush ta dha,do ta pësosh,

Nëse rrugën tende te bindjeve s do ta ndryshosh.

Kthjellu dhe thuaji vetes se kush isha,

Pritjet do te sjellin përgjigje qe shpresoj te ndryshosh.

Vlera jote peshon ne vargun e fjalëve ,po ndryshove ti,o njeri.

/QendraPress.com/