Fryma poetike e së dielës me poeten;-Barie ÇUPI

Në pasvdekje

———————————-

Numëronte yjet me hënën rrinte,

mbi fletë librash,lotët strehonte,

në gjoks të natës,thyeshëm binte,

vrerin e ditës në bark e çonte.

Zbrazëti e thellë pa hije,pa zë,

si gur mbi varr,si tingull i pashpirt,

pikturë e akullt,koha iu zhbë,

në forcën prej nëne,i endej një dritë.

Në zemëratën e saj,kuptimin kërkoi,

nata mbeti cung,jo jeta në lak,

pastaj në pasvdekje,udhëtoi e besoi,

për të zgjuar pakthimin,i duhej fare pak.

/QendraPress/