Fryma poetike e së dielës me poeten;-Bjondina AGOLLI

Kush je ti.

——————–

Me këpucë tè grisura ka ecur çdo njeri

Ka ardhur koha firmato ke vesh prapë ti

S’ke pasur kushte komode për tè fjetur

Ja kështu jeta me ulje ngritje tè ka ecur

Penduar themi lamtumirè vitet e mija

Gjysmat kaluan me to shkoj dhe rinia

Duke zbritur nje nga një sikur shkallè

Po e kap për dore pleqërinë ngadalë

Kush je ti qè vlerën jetës s’po ja di

Ajo është e bukur dhe fal nostalgji

Ka menun e saj çdo ditè qè shkon

Tè thotë përshëndetje tè fal një kupon

Respekti po humb çdo dit qè kalon

Tè hyn vetja nè qef dhe gjithçka harron

Po gjithmonë ka ekzistuar edhe njè pendim

Tè jetojmë tè qetè dhe jo me mashtrim. /www.qendrapress.com/