Fryma poetike e së dielës me poeten; Blerina Behari ÇIFLIKU
FËMIJËRI
(ripostim)
————————-
Kam ngecur në fëmijëri,
nuk mundem të dal më,
më mungon ajo e dashur,
sa dhe malli nuk e nxë.
Ec në hapat ku kam hedhur,
me sy mbyllur thith nektar,
nga e shkuara që ka mbetur dhe ca lojëra mbetur larg.
E shoh veten flokëpakrehur
edhe sytë të palarë,
një copë bukë mbajtur në dorë, dhe me gjunjët që kam vrarë.
Kam ngecur në fëmijëri,
dhe nuk mundem dot të dal, pafajësia më e bukur,
treguar si një përrallë.
Blerina Behari Çifliku
/www.QendraPress.com/