Fryma poetike e së dielës me poeten ;- Blerina Çifliku BEHARI
TAVERNA E ODËS
____________________________
Oborri gumëzhinte nga cicërimat
varur mbi degët e manave.
Tingujt shkrirë me ngjyrat na përshëndesnin,
valëvitur mbi sytë tanë të qeshur.
Mbrëmjeve taverna e odës,
qeshte me fjalë dashurie.
E zemrat gufonin nga lumturia e pamasë.
Rrezet e para na sillnin mëngjesin
me duart e arta te zotit.
Nën kaltërsinë e qiellit
fluturonin ëndrrat tona në mesditën e vonuar.
Sërish binte mbrëmja
si një shportë që mbledh gëzimin e ditës,
e shpresën e vetme
fshehur nën magjinë e fjalëve te pathëna.
Një bulkth diku këndonte
me ne…
/www.qendrapress.com/