Fryma poetike e së dielës me poeten;-Blerina PELLUMBI

Nënë
—————————
Ti lexoja sytë e trishtuar nënë
Çdo natë kur ti pranë hënës fshiheshe
Psherëtimën tënde e dëgjoja përmbi gjoks
Si një shkrepëtimë zemrën ma trokiste
Ndieja dhe fjalën tënde të ngrohtë
Si një fllad që zgjonte pranverën
Embël si një flutur qëndroje mbi flokë
Dashuri qëndisje, me zjarr sillje ti verën
Yjeve ti lexoja të gjitha gëzimet
Çdo buzëqeshje dhe çdo ledhatim
Përqafimet mi dërgoje bashkë me ylberet
Në diell, edhe në furtunë nuk isha më jetim
E ndjeja se ti qëndroje përherë aty tek unë
Herë me diellin zjarr,herë në hënë të ftohtë
Më jepje forcë dhe gjithmonë dashuri
E unë mallin tresja , si udhëtim në shi…..
/QendraPress/