Fryma poetike e së dielës me poeten ;-Blertë Tmava VESELAJ

Kafeja e fundit

—————–

Kjo është e fundit kafe

Që në lokalin tonë po e pi

Nuk do t’më shohin më këtu

Po ikë larg po ku se di…

Dhe kamerieri me syt gri

Porosinë time më nuk do ta marrë

Edhe ai shumë mirë e di

Sa gjatë kam pritur sa gjatë

Kafe e fundit është kjo

Në tavolinën tonë të dikurshme

Dhe pse e vetme tash sa kohë

Përballë karriges tënde ulem

Pikat e shiut bien në xham

Në kohë dimri dhe fjongo bore

Gjethet e vjeshtës përplasen fort

E ti as në verë nuk më vizitove

Kafeja e fundit për mua dhe për ty

Për pritjen time të gjithë kësaj kohe

Do ndryshoj vend pije, do të harroj ty

Do fshi kujtimet e asaj kohe

Një fillim i ri nga kafeneja e vjetër

Një shije tjetër për shpirtin tim

Shpresoj të mos kem tjetër me vete

E ti pastaj të mbetesh thjeshtë një kujtim.

/www.qendrapress,com/