Fryma poetike e së dielës me poeten;-Brixhilda DEDE
ATË MBRËMJE
—————————————-
Ishte një mbrëmje si gjithë të tjerat,
Mendimet e zhurmshme, thashë ti djeg,
Kërciste fjala si kripa zjarit.
U dogj e keqja, e mira mbet’.
Ylli i fundit ju shua natës.
Hëna shkau poshtë një tëpjetë.
Pylli i dendur u zhyt në heshtje,
Mendia zbrazur, shpirti shkrumbuar lehtë.
Një zë i njohur ish’ ai mesnatës së errët,
Më bëri një cigare të ndez.
Pavetëdijshëm të lëshoj hirin mbi gotë,
e helm të bëhet vera për dreq.
Një psherëtim si brengë më solli,
Ëndrrën e fshehur thellë në gji.
Flaka etur digjte zemrën.
Në tastjerë brinjësh vallëzohej melodi shpirt
/www.qendrapress.com/