Fryma poetike e së dielës me poeten :-Brixhilda DEDE

KUR SHPIRTI ARRATISET

———————————–

Ti u lumturove nëna ime,

Kur u largova nga zhurmat e dynjasë, ajo rrëmujë.

Brenda skutave të trupit më klithnin zëra,

dhimbje e largesës, derdhej në lot pikëllim.

E unë, që kurrë s’ isha larguar prej teje,

drithërima më ngrinin gjakun, sillnin trishtim.

Drejt botës së panjohur ikur.

Ti, mbetur i vetmi ngazëllim.

Rebelohesh, teksa ankthi gjezdis mendimeve.

Teksa ditët shuhen me heshtjen, bëhen hi.

Turbullohen qiejt, ajri ftohet,

Thika, shpojnë trupe në vetmi.

Fillikate kur mbetet nëna.

Një pjatë më tepër tryezës vë.

Mendimet ushqen me ëndrra.

Vitet kalojnë në heshtje.

Vegimet, vijnë hije rënda.

Mu hëngrën ditët më të bukura.

Ditët e parrëfyera, më hapën plagë.

Përpiqem të përmbaj veten nga lodhja.

Si një qiell i zjarrtë buzëqeshur prej larg

E krisem,.. si shegë, pikoj gjak.

Ngadalshëm vjen hënë e kristaltë,

shpirtin dërguar në konak.

Kambanarja e zemrës kur nis kumbon

Yll bëhem, për ty shkëlqej prapë.

Gjatë flasim ëndrrash, sa gjatë.

Mos qaj nëna ime, sa jam gjallë.

Mes fluturimesh vij shpesh tek ti, të flas,..

Endrrën time, askush s’ mund të ma vrasë.

/www.qendrapress.com/