Fryma poetike e së dielës me poeten;-Brixhilda DEDE
KLITHMA SHPIRTI
—————————————
Tej për tej tymit sterrë të zi,
ku tokë e zymtë kryqëzohet me re të verdhë.
Klithmë e fundit e kukuvajkës si sirenë,
Kodrinave ngjyrë gri shuhet pa jetë.
Përtej, ku plagë dhimbjesh heshtin.
Sorra, zemra engjëjsh gërmojnë.
Nën qiell korbash gjithçka venitet,
Mbetur, pa shpresë, pa lot, pa Zot!
Rrotull vjen bota si akrepat e orës.
Karmë e fatit, tek i zoti të çon.
Me stuhi gurësh nënë mjergull.
Agut të akullt, pa gdhirë gjëmëton.