Fryma poetike e së dielës me  poeten;-Brixhilda DEDE

MË DUHESH TI

——————————

Më duhesh ti, që ngatërresa sjell kudo.

Me një buzëqeshje, rafteve të zemrës ju përcjell ndriçim.

Ti, që me kokëfortësi thyen gjithë tabutë e vjetra,

Kohës, pamje tjetër i vesh në agim.

Më duhesh ti që me ikjen tënde, zogjtë e pranverën me vete merr,

Lënë pas vetminë, heshtjes së mjerë.

Ti, që mi lë boshllëk mushkërive, më bën të mos kem kohë të pres,..

Thellë, arterieve më ndihesh.

Për ty lëkund botën, deri sa të gjej.

Me ty, shoh sytë e shpirtit, mrekulli të papara ndonjëherë.

Ah, shikimi yt, ai shikim, zemrës, akoma më ther.

/www.QendraPress.com/