Fryma poetike e së dielës me poeten:-Bruna Gjoni PERVATHI
Mos m’lë me t’harrue
——————————
Ja behën shirat ,e pale kur ka me e nal zemërimin moti…
Dita ka marr ngjyren e hinit t’lagun…
E nata gjemon si grue n’prag t’lindjes
Ti rri i fshehun …
Un s’munem me e cu zanin me t’thirr
E kam t’lidhun fytin me do merzi t’miat ,e spo due me ti dhan ty
Se m’vjen marre…..
Ti n’daç eja…
Mos m’lê me t’harrue …
Tash edhe dimni asht njat …
ka me fillue bora me ra..
shtegu për me ardh tek unë ka me u myll..
Kan me fillue me i zbardh dhambt ujqit..
E ulkonjat kan me vallzue n’drit t’hanes ..
t’veshuna deri n’fyt
Ti mos u ngut me ardh..
Ani pse unë rri tu t’prit me nji got venë n’dor me ju gëzue andrrës teme t’moçme …
N’makth m’je kthye ..
T’laj e t’lyej me pikla shiu q’i mbledh n’parvaz tdritores
Ku zogjt m’lan kujtim nji fole t’braktisme…
Mos m’lë me t’harrue
Mos m’lê…
/www.QendraPress.com/