Fryma poetike e së dielës me poeten:-Bruna MUSAI
AH SIKUR TA DIJE
——————————————
Sikur ta dije sa shumë më vret mungesa jote
Do doja ta shikoje lëndimin në shpirtin tim,
Asgje tjetër s’do i kërkoja kësaj bote
Vetëm t`kisha pranë, lutem Zotit me përgjërim.
– Ah sa do doja të zhyteshim në shikime
Si atëherë kur shikimi depërtonte në shpirt,
Ajo ndjesi e bukur që përshkonte jeten time
Vezullonte lumturia, si yjet në galaktikë.
Ndoshta ndiej mallin, për zërin kumbues
E gjithmonë thoje, se flokët ishin të mëndafshta,
Nuk kisha asnjeherë, asnjë moment trishtues
Se i fale jetes sime, vetëm momente të arta.
– Ah sikur ta dije, se prapë të dua në heshtje
Do bëheshe zog, të fluturoje tek mua,
Do me shohesh në fytyrë, të njejtën buzëqeshje
E trishtimit t`i jap fund, kur të thuash prap “TË DUA”!
/www.QendraPress.com/