Fryma poetike e së dielës me poeten: Bukurie BUÇPAPAJ
MUZGU I ËNDËRRAVE
————————————-
Ëndrrat i thura majash gishtërinjsh kohorë,
Në zemrën e nji momenti fsheha kërkim oazorë.
Brendisë flejnë grimcëza të ëndjeve pasionesh,
Me duart e shpirtit ledhatuar, ato netët me drita neonesh.
Koha na riprodhon përherë, diagrama,
drama,
Veç ti mbetesh e njëjta trajtë frymimi
ekzistenciale,
E njëjta ëndrrimtare me krahë të purpurta si ëndërra,
Si ti je ti, ngjyrim i paheshtur, loti i vargjeve.
Diku, në kupolën e qënies grua e hekurt,
të padorëzuar,
Proteston në mjegullinë e brishtësisë.
Poezitë e paheshtuna, djepit ninullkënduar,
I tjerr frymimet në galaktikat imagjinare të dashunisë.
Shpeshherë i thua vetes në pulsim çastor,
Leri diellin t’i djegë epigramat e endërrave të tua.
Mos i ndalo përcaktim fatin rrethanor,
Fjalën ëndrrimtare ma ndalon koha
trenshkuar.
Përse muzgu i ëndrrave sonte,
qëndroka në qiellin arratisur pa rimë?!
Ndoshta artatisja e saj trajektore në gjysmëhenëze,
Shkërmoq një gërmë, një varg, riquem për dashurinë,
Meteor fjalësh nga fjalori i zemrës bien,
aty në cdo pjesëz.
Ku vrulloj në pantomimë,
Vargje Bukurane, që pushtojnë poezinë.
/ëëë.QendraPress.com/