Fryma poetike e së dielës me poeten; Donika Meta GjURA

THIRRI MËNDJES RINI!

————-

Po ku humbët e treteni ju o burrat e dheut?!

Ju bijtë, nipa e stërnipa të Skënderbeut,

Ju mustaqe përdredhur e n’kokë mbanit plis,

Ju që nderin e familjes kurrë s’e bëtë pis.

Për miqtë që s’më njohin, unë punoj në treg,

Më rastis të dëgjoj shprehje nga të rinj adoleshent,

Vijnë më pyesin për çmimin dhe unë ju tregoj,

Merri i thotë shokut “robt” k’to janë në modë,

Tjetri-“burrë motre” janë origjinale k’to atlete,

Nëse nuk ke lek, t’jap unë kam k’tu me vete.

Kur vijnë pyesin urtë e butë i dalloj në sy,

I dëgjoj k’to shprehje e menjëherë ndërhy,

Thirri mendjes rini, s’ka lojë me robt e shpisë,

T’parët tanë mbronin familjen e kurrë s’e bënë pis.

E kur vijnë si karagjozë me cigare në gojë,

Me takt ju përgjigjem se s’dinë çfarë t’thonë,

S’kanë faj dhe rinia jooo që rrinë të droguar,

Kur uji nga burimi lart n’a vjen i turbulluar!

/www.QendraPress.com/