Fryma poetike e së dielës me poeten; Donika Meta GJURA
KU JANË TRIMAT BIJTË E NËNËS!
__________________________________
Një Komb i mbledhur shuk nën petkun e Evropës,
Nëse n’a presin rrugët t’i drejtohemi gropës,
Thyem turq italianë e një batalion gjermanë,
Ndër shekuj morëm trofe,
Po sot?! O Shqipëri ahh, sot ku je?!
Ku janë trimat bijtë e nënës?! Vallë toka i ka tret?!
Shesin çdo send e çfarë nuk bëhet të ndërrojnë dinjitet,
Përse bosh rrugica e trotuar?!
Këmbë njeriu nuk sheh as n’pazar
I shkretë vendi si me pas rënë bombë,
Së shpejti do shuhemi edhe si Komb.
Kur nuk ka gjallëri nuk ka as virtyt,
Më mirë skllav i tjetrit kur s’të mban vëndi yt,
Rrugëve t’perëndimit ajka e Shqipërisë,
Na dogji malli për fëmijët t’i shohim rreth shtëpisë.
Drejt shpopullimit kështu e stolisët,
Për interesa vetjake ju e braktisët,
Shpesh herë nga lotët sytë më njomen,
Ngjan njësoj sikur varros kufomën.
Zgjohuni o trima nga ai gjumë i rëndë,
Se nuk është Shqipëria sikur e keni lënë,
Ç’fatkeqësi ky Komb gjysmë i vdekur,
Dhe ata zogj që janë k’tu në mendje për të ikur.
Heronjtë nderohen me dorë në zemër,
Luftuan derdhën gjak për të na dhënë emër,
T’ju këndojmë lavdi dekorime meritojnë,
Lanë brezat pasardhës që k’të tokë të shijojnë.
Sa keq çdo ditë largohen se shpenzimet nuk dalin,
Pse?! Po pse o mbretëreshë ti ke detin ke malin,
Ke pusin e naftës në nëntokë ke arin,
Mos e mërzit veten mbahu burrëreshë,
Do ndërgjegjësohet rinia dhe pranë do t’i kesh,
Nuk do të jetë, e largët ajo ditë,
Do t’i presim me zemër t’bardhë e me bukë e kripë.
Nuk je si t’përshkruajnë në t’zezën gropë,
Je në mes të të bukurës Evropë,
O njerëz mbani kandilin e shpresës e t’paqes,
Të mbajmë shqiponjën lart të shquhemi atdhedashës!!
/www.QendraPress.com/