Fryma poetike e së dielës me poeten;- Donika Meta GJURA

Ku je sot moj vendlindja trime
—————————————
Ku je sot moj vendlindja jonë trime,
shkëlqe sërish moj si dikur.
O fshat i bukur i lashtësisë
në kohë lufte ishe nënprefekturë.
Zerqani ynë vendlindje e dashur,
ky emër i madh në histori.
Kudo n’për Botë jemi shpërndarë
por nuk t’harrojmë me mall në gji.
K’tu u hap shkolla e parë shqipe,
u ndez drita n’errësirë të rëndë.
K’tu u lind mjeku i parë dibranë
me dije e shpirt për popullin n’vend.
K’tu u lind legjendë trimi Sheh’ Mustafa,
flet historia për at’burrë fisnik.
Me besim n’Zot dhe forcën e zemrës
i dha errësirës jetë shprese e dritë.
Zerqani i diturisë e i zërit të mençur,
i lavdisë n’shekuj që s’humbi kurrë.
Një histori që rron në fjalë e vepër
që vlon në zemër kur ndan nj’udhë.
Në çdo strehë e gurë një hap kujtese,
në çdo erë fryn një psherëtimë.
Ky vend i bekuar i burrërisë e besës
ku fjala e dhënë vlen m’shumë se nj’firmë.
Zerqan o zemër Dibre që kurrë nuk plakesh,
me hijeshi je mbuluar gjithmonë.
Me ty çdo zemër rreh nuk ndalet
se janë rrënjët tona aty bëjnë jehonë.
/QendraPress/