Fryma poetike e së dielës me poeten:- Donika Meta GURA
EJA SHPIRTI IM!
——-
Eja ku më je shpirti im?!
Më merr në krahë, m’shtërngo,
E puthmë pa pushim,
Dhe nga brenga më çliro.
Eja shpirt, bëhu flutur,
Unë do t’pres deri n’agim,
Të të puth syrin e gushën,
E ti pusho n’kraharorin tim.
Eja se s’po duroj dot,
Të të puth buzët e ëmbla,
Kaçurrelat ti përpush me dorë,
Ashtu si nëpër ëndrra.
Eja dhe më bëj derman,
Kalo kodra, male shtigje,
E më shuaj këtë mall,
Se shpirti flakë po m’digjet.
Eja në di Zot e perëndinë
Si atë natë me yje Hënë,
Ku në shtrat të dy u shtrimë,
Të mbërthyer në emocion!
/www.qendrapress.com/