Fryma poetike e së dielës me poeten:-Dorina dhe POEZIA

Me të njëjtin zjarr të dashurova,nuk më deshe,

fluturoje në zemra vrarë nga tradhtia,

i shuaje ndjenjat sa herë buzëqeshje,

melankolik,egoist,i shtirur nga dashuria.

Kërkoje cikërrima në trupat e prekur,

nuk e zbulove kurrë zjarrminë në shtrat,

zakonin e kishe kthyer,në gjest të tretur,

melankolik,egoist,i shtirur çdo natë.

Me mendjen e mykur harrove të dashuroje,

pas fustaneve të rëndomta fluturoje harbuar,

si digjeshin trupat zjarr nga dashuria harroje,

melankolik,egoist,i shtirur tradhtuar.

/www.QendraPress.com/