Fryma poetike e së dielës me poeten;-Drita Rubjeka ZENELI

Dritë
—————
Amësi e rruzullt,
Që fiket ngadalë,
Pa orë,
Pa kambanë,
Pa kalendar,
Kur gjysma e strehës sferë fle,
Që ndizet ngadalë,
Pa orë,
Pa kambanë,
Pa kalendar,
Dhe gjysma e sferës strehë zgjohet,
Dritë,
Amësi e bekimtë,
E përjetë,
Perëndeshë,
Apolloni?
Mit,
Mitizim,
A misticizëm,
Hyjit amë s’mund t’i qëndrojë një shigjetë mbi krye,
Dritë,
E përjetë amë që përkund djepin e sfertë…
/QendraPress/