Fryma poetike e së dielës me poeten;-Eleni Mingu BIRCAJ
ISHULLI I PULBARDHAVE
Kur të lodhesh ,nga rruga e shpresës
do të më gjesh në ishullin e pulëbardhave
atje,ku të fshehtat e shpirtit ,lotët treten,trazohen,,
me përplasjet e dallgëve,kristalet e kripur…
Atje ku pulëbardhat ,klithin pa ndal!
Larg drithërimave të ngricave ,kthetrave të pumave,
ku flladi i erës,të ledhaton lehtë-lehtë e ëmbël
ku yjet s’fiken,pa pritur mesnatat.
www.qendrapress.com/