Fryma poetike e së dielës me poeten ;Elvira ZENELI
SHTRIGA MAGJISTARE
—————————————
Çfarë dreq shtrige ti më je,
Me magji se ç’më gatove,
Brenda kazanit të zi
Një nga një eshtrat m’i blove!
Më ndeze epshe të zjarrta
Në kazanin që valonte,
Poshtë – prushi si furrnalta,
Të më haje me gjithë kocka!
Edhe shpirtin seç ma grise,
Me zhveshe nga botë e ligë,
Për grabitje n’paradise
T’akuzoj ty, o moj shtrigë!
Do të hedh në gjygj piratësh
Me një sy lidhur me napë,
Kur t’më dalë djegia e llavës
Do të them: Ti eja prapë!
/www.QendraPress.com/