Fryma poetike e së dielës me poeten;- Emine Konushevci DURMISHI

KUJTIMET QË RRJEDHIN
——————————
Shiu i vjeshtës, pikë-pikë si melodi,
e një kënge të vjetër që zemra e di.
Gjethet puthiten me afsh në dashuri
çdo pikë më sjell kujtimin për ty.
Afër lumit, ku rrjedha flet ngadalë,
e gurët shushurijnë si zëra të harruar,
aty ndalesha me zemrën plot mall —
dashuria e fshehur në sytë e verbuar.
Vesa e mëngjesit mbi gjethe rënkon,
si një pëshpëritje nga nata që shkon.
Çdo fjalë e fshehur dhe e pathënë —
kujtime vjeshte që rrjedhin me lot.
Gjethet bien, s’kanë kthim prapa,
si fjalët që kurrë s’i thamë me zë.
Por shiu i vjeshtës përsëri më sjell
çastin e heshtur, të humbur diku
Dhe unë, si gjethe e tretur në stinë,
ndjek rrjedhën e një shprese të vjetër.
E lumi më flet — pa zë, dhe pa emër,
me kujtimin që s’më le të jem tjetër.
/QendraPress/