Fryma poetike e së dielës me poeten;-Ermentila GUCI

Mes një fushe….
———————
Atje mes një fushe
është një shtëpize,
E ndërtuar me dashuri e ëndrra.
Një zgjim i ëmbël cicërima zogjtë
gjelbërimi si një shall pranveror
hedhur mbi supe…
Qielli mbi krye
Herë udhëton brenda një reje,
pastaj gjen paqe mes tokës.
Është një pemë ,çel sythe
Aroma e jetës…
/QendraPress/