Fryma poetike e së dielës me poeten;-Ermira BEZATI

Kapakun bisedës
———————–
Mirëmbrëma si je,a të ka zënë gjumi?
Kam shumë kohë që s’të kam shkruar,
Ndoshta ke menduar se më mori lumi,
Jo, jo pa merak se nuk të kam harruar.
E di më ke pritur si shiu që vjen mbas erës,
Gati në pritje mesazhin tim për të lexuar,
Që të çelnin serish tek ti lulet e pranverës,
E prej gëzimit të të blegëronin pa u vonuar.
Tani në stolin e vjetër rri duke menduar,
Nëse prej meje do të vij ndonjë mesazh,
Me fjalë të vogla t’shërosh kohën e munguar,
Me aq sa është e mundur të shuash at mall.
Po ti nga ke humbur,s’më ke shkruar më?
Lapsi,fletorja edhe ty të paskan mbaruar,
Askund s’ta kam dëgjuar të mprehtin zë,
Mbase për të dy, zjarri na qenka shuar.
Me kohën vërtet humbëm pa bërë zë,
Koha na rrëshqiti si rrëshira nëpër pemë,
Askush nga ne s’guxoi të shkruante më,
Dhe si pa dashje kapakun bisedës i vemë.
/QendraPress/