Fryma poetike e së dielës me poeten:-Ermira IFANDI

ZHARGON I DUKJES

——————————–

Me imazhet e efektit të një reklame

Prezantimit me fjalë të bukura

Të intereson vetëm dukja ,

Shitja e produktit tashmë të skaduar .

Në ato fjalë ka një luginë bosh, pa jehonë

Një shpirt të varfër,pa përmbajtje

Pa aktin më të thjeshtë ku dashuria vdes

Në mungesën e një fryme lirie.

Zhargon i dukjes të përndjek

Si hijet e natës kur vrasin ëndrra

Në mollën e ndaluar të humbet shikimi

Me sytë e mbetur guaskë kërmilli.

/QendraPress/