Fryma poetike e së dielës me poeten;- Eva KACANJA
E kam dashur gjithmonë…
——————————————
E kam dashur gjithmonë
Të Vërtetën,
Atë,
që s’i trembet stuhisë,
Atë,
Kryeneçen
si shqopa,
Që shkëmbit lulëzohet,
Lirisë!
Kam heshtur dhe unë,
buzëplasur,
Ashtu siç e hesht
bota femrën,
Por atëherë,
Më shumë
e kam dashur,
Gojën kam kyçur,
Jo zemrën!
/www.QendraPress.com/