Fryma poetike e së dielës me poeten;-Fatmire BERISHA

Kam thënë …

—————————-

Them…

Do të them prapë…

Nuk do dorëzohem…

Jam munduar të ia dal gjithmonë…

Edhe pse kanë dëshirë të më shohin të rrëzuar

Do ngrihem…

Do luftoj…

Edhe pse jeta të sfidon…

Nuk do ndalem…

Do e ngrisë zërin aty ku e kam të drejtën e lirisë sime…

Do ia arrij qëllimeve të mija…

Me vullnet të çeliktë

Dalëngadalë me hapa të sigurt …

Më vendosmëri,durim dhe siguri në vete…

Më ndihmën e të plotfuqishmit ,krijuesit të gjithësisë…

Do ia dal…

//www.QendraPress.com/