Fryma poetike e së dielës me poeten;-Fatmushe GERGURI

Kam kërkuar

———————

Në krahët e bletës që mbledh nektarin

Në puhizën e flladit të mëngjesit pranveror

Në këngën e bilbilit

dhe cicërimat e zogjve

Netëve kur hëna ndriçon

Kërkova krahët e fluturës frymën e lehtë mos trazoj as njeri

E dua jetën dhe dashuri kam natyrën për poezinë ende se gjeta te duhurën

Kam frikë po ta gjej aty do më ngelë penda dhe s’mundem të shkruaj përsëri

Kërkon dhe dua të ndjej shpresa e t’bukurës s’do vdesë o njeri.

/QendraPress/