Fryma poetike e së dielës me poeten,-Fëllënza Zhuniqi SEJFULLAHU

DITËT E MIA

——————————–

Ditët e mia tani

janë të mbushura me mungesën tënde

mungesë gjigante

që mbi horizont rri

dhe mbi qerpikët e mi të lagur

që i bëjnë fresk mallit për ty

Me petk te rëndë bojë hiri

malli im kraharorit lëngon

dhe pret ditën e takimit

veshur me dritë te bardhë

te ti për me ardhë

/www.qendrapress.com/