Fryma poetike e së dielës me poeten; -Fitnete Bashota KRASNIQI

DHIMBJA E HUAZUAR

———————————

Më dha këngën me helmin në buzë

Me shtypi si guri nën dhe-

më dogji si qymyrin e zi –

e zemrës i dha tjetër kahje!

Dhimbjen e huazova se e pashë n’varfëri

Ajo ishte mike e vjetër,

Po prapë mbeta e fortë e plotë krenari!

Dhimbja e huazuar më bënte të qaji

Po pa dhemje, -se ja thashë të vërtetën

E shpresen e rreme e lashë –

mbrenda mureve të zemrës të qëndroji sekrete!

Dhimja e huazuar ma rriti fuqinë-

më tha mos u dorzo – mos beso lehtë

– e ma shtoji krenarinë!

Dhimbjen e pashë me sytë e mi

 si thike pa mburojë,

-edhe pse mbrenda meje hapi plagë të thella

– zemrën e shiqova në pasqyrë e ju shtu vlera!

/QendraPress/