Fryma poetike e së dielës me poeten:- Flora Mezini BOJA

Paqja që Fluturon nga një Krah i Plagosur
————————————————-
Një pëllumb i bardhë,
një plagë kishte marrë;
Por prapë fluturoi ,
ajo plagë nuk e pengoj ,
Nga dhimja një pikë lot lëshoj ,
e nisi përsëri fluturimin , paqen ta shpërndajë.
Ti, pëllumb i bukur,
që paqen e mban në krahë,
Fluturo nëpër botë anembanë ,
e tregoju njerëzve plagën që ke marrë:
Thuaju se je i fortë ,
plaga dot kurrë s’më ndalë.
Diku do ketë ende njerëz zemërmirë ,
Që kur të shohin të lënduar,
do kenë mëshirë ,
Do të marin në dorë ,
plagën tënde të gjakosur , do ta mjekojnë.
Ndaj ti, pëllumb i paqes,
vazhdo të ngjitesh lart,
Në çdo cep të botës mirësi të shpërndash;
Me gugatën tënde fëmijët t’i gëzosh,
se mbarë planeti sot qan e rënkon .
Të lutem, pëllumb i bardhë,
përkëdhel më fort fëmijët që ngelën pa nënën dhe babanë ,
Ata që nga luftërat e kota nga prindërit u ndanë ,
Në këto ditë festash, o shpend i bardhë,
Falu atyre një buzëqeshje, një ngushëllim, një dhuratë.
Ndoshta nga paqja që ti shpërndan,
në këtë ditë të shenjtë festash,
Dikush do ta ketë zemrën e bardhë ,
e do t’urdhërojë luftërat me i ndalë ,
E në vend të plumbave të çelin lule jargavanë.
/QendraPress/